Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, beson se thelbi i tensionit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk janë targat, por, siç tha ai, refuzimi i autoriteteve serbe për të njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, pothuajse 25 vjet pas luftës.
Delawie i bëri këto komente për korrespondentin e Shërbimit Serb të Zërit të Amerikës Milan Nesic.
Zëri i Amerikës: Cili është komenti juaj për zhvillimet gjatë ditëve të fundit në lidhje mes Serbinë dhe Kosovën?
Greg Delawie: Mosmarrëveshja në të vërtetë nuk ka të bëjë me targat, por me refuzimin e qeverisë serbe për të njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, rreth 25 vjet pas luftës së suksesshme të Kosovës për pavarësi.
Mosmarrëveshja nuk ka të bëjë me targat, por me refuzimin e qeverisë serbe për të njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës
Zëri i Amerikës: A mendoni se protesta e minoritetit serb është e arsyeshme?
Greg Delawie: Do të ishte në interesin e serbëve të Kosovës që zyrtarët e tyre të vazhdonin të merrnin pjesë në institucionet qeveritare të Kosovës.
Zëri i Amerikës: Si e shihni vendimin e serbëve për të pezulluar pjesëmarrjen në qeverinë dhe institucionet e Kosovës?
Greg Delawie: Zyrtarët e minoritetit serb janë nën trysninë e qeverisë serbe, e cila kontrollon pjesëmarrjen ose mungesën e tyre në institucionet e Kosovës, për të nxitur reagimin negativ të qeverisë së Kosovës.
Zëri i Amerikës: Si e keni parë iniciativën për shtyrjen e vendimit për targat me dhjetë muaj dhe reagimin e qeverisë së Kosovës për të mos e pranuar atë?
Greg Delawie: Një shtyrje do të kishte më shumë kuptim nëse do të ishte pjesë e një marrëveshjeje që të dyja palët të binin dakord ta zbatonin.
Zëri i Amerikës: A keni njohuri për propozimin franko-gjerman për dialogun dhe si mund të kontribuojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes?
Greg Delawie: Jo, nuk kam njohuri. Megjithatë, kam besim si në aftësinë ashtu edhe në motivimin e qeverive franceze dhe gjermane për të hartuar një iniciativë të re për të zgjidhur një nga pengesat më të rëndësishme që qëndron në rrugën e paqes së vërtetë në Evropën Juglindore.
Zëri i Amerikës: Çfarë pasojash do të krijonin tensionet e reja ndaj dialogut?
Greg Delawie: Tensioni nuk kontribuon në përparimin e dialogut. Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia e ka rritur nivelin e tensionit në të gjithë Evropën.
Është detyrë e qeverive të Serbisë dhe Kosovës që të punojnë drejt uljes dhe jo rritjes së tensioneve. Popujt e Ballkanit Perëndimor në Kosovë dhe Serbi meritojnë një të ardhme evropiane. Ata mund të kenë një të tillë vetëm nëse udhëheqja e të dyja vendeve vendos paqen dhe zhvillimin politik dhe ekonomik si qëllim të tyre.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...