Google ADS

Osmani priti në takim ministrin e Mbrojtjes, diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve të sigurisë

19:16 | 8 Nëntor 2022
E.H

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, lidhur me zhvillimet e fundit në vend si dhe sfidat e sigurisë.

Presidentja Osmani dhe ministri Mehaj diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të sigurisë për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.

Kujtojmë se Presidentja Osmani ka pritur në takim edhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jasharin si dhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme