Policia në Viti derisa ishte duke patrulluar në fshatin Debelldeh ka ndaluar një person i cili në dorë mbante një pushkë ajrore të kalibrit 4.5mm prodhim turk.
I dyshuari me iniciale D.Xh. viti i lindjes 2001 gjatë kontrollit në qantën e tij i janë gjetur edhe një revole të kalibrit 9mm dhe nëntë fishek të kalibrit 9mm.
Në njoftimin e policisë thuhet se të dyja armët i janë konfiskuar si dëshmi për gjykatë ndërsa i dyshuari është arrestuar
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori”, thuhet në njoftimin e PK./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...