MPB nesër takohet me banorët lokal të Gjilanit, shkak vetëdijesimi për rreziqet që vijnë nga armët

16:20 | 8 Nëntor 2022
E.H

Ministria e Punëve të Brendshme, mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe në bashkëpunim me komunën e Gjilanit do të mbajë takim me banorët lokal dhe me përfaqësuesit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

Kjo bëhet e ditur përmes një komunikate për media nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ky takim organizohet në kuadër të fushatës vetëdijesuese për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet që vijnë nga mbajtja dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta ( AVL).

Takimi pritet të mbahet nesër në ora 10:00, në Komunën e Gjilanit, fshati Zhegër respektivisht Shkolla Fillore “Agim Ramadani”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme