Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime Kosovë-Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me takimin e sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderëve të opozitës.
Përmes një postimi në Facebook, ajo drejtoi një pyetje për Kurtin, se me kë mund të koordinohet ai nëse jo me Amerikën,
“Takimi mes Kryeministrit dhe opozites nuk rezultoi ne unitet por ne ndarje rreth rendesise se koordinimit me SHBA-te. Opozita u shpreh se jane pro per SHBA-te ndersa Kryeministri Kurti vazhdoi te jet kunder koordinimit me SHBA-te. Nje gje duket absurde, Kurti thote ne media se koordinohet me aleatet, mirepo pyetja eshte nese nuk koordinohet me amerikanet atehere me ke koordinohet Kurti ?”, shkruan Tahiri.
Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, situatën në veri të vendit, për të cilën, Kurti ka theksuar se qeveria është e përkushtuar në ruajtjen e sovranitetit, ligjshmërisë, paqes dhe sigurisë.
Në komunikatën nga kryeministria thuhet edhe se, krerët opozitarë kanë shprehur mbështetjen ndaj qeverisë për respektimin e ligjshmërisë në Kosovë. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...