Google ADS

Deputeti i PDK-së nervozohet në Kuvend, akuzon Kurtin për rrëshqitje

11:41 | 8 Nëntor 2022
A Z

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha është shprehur i indinjuar me qëndrimin e kryeministrit, Albin Kurti, rreth situatës së fundit të krijuar në veri.

Gjatë seancës së sotme parlamentare, ai ka akuzuar qeverinë për rrëshqitje dhe tradhti ndaj vendit.

“Ju po rrëshqitni drejt diçkaje tjetër dhe ajo do të jetë tradhtia ndaj vendit. Ju sot keni thirrur seancë për energjinë dhe po e fyeni inteligjencën e qytetarëve dhe Kuvendit. Kur kam dëgjuar se kryeministri tha se propozimi franko-gjerman është projekt i mirë, jam i bindur se kryeministri po rrëshqet aty ku kam paralajmëruar”, u shpreh ai. /arbresh.info/

 

Të ngjashme