Lufta në Ukrainë është një arsye për të vepruar më shpejt për të trajtuar ndryshimet klimatike, ka thënë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, në samitin e OKB-së për klimën COP27.
“Klima dhe siguria energjetike shkojnë dorë për dore,” tha ai në paraqitjen e tij të parë ndërkombëtare që nga marrja e detyrës.
Udhëheqësit nga 120 vende po takohen në Sharm el-Sheikh të Egjiptit për të diskutuar hapat e ardhshëm në frenimin e ndryshimeve klimatike.
Temat kryesore janë kompensimi dhe mbështetja për vendet më të prekura.
“Lufta e neveritshme e Putinit në Ukrainë dhe rritja e çmimeve të energjisë në mbarë botën nuk janë një arsye për të ecur ngadalë ndaj ndryshimeve klimatike. Ato janë një arsye për të vepruar më shpejt,” tha Sunak.
“Ne mund t’u lëmë trashëgim fëmijëve tanë një planet më të gjelbër dhe një të ardhme më të begatë Me të vërtetë ka vend për shpresë,” shtoi ai.
Në një seri fjalimesh, udhëheqësit u kërkuan vendeve të pasura që të punojnë në ndalimin e ndryshimeve të mëtejshme klimatike, pavarësisht luftës në Ukrainë dhe problemeve financiare globale.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën