Jude Bellingham pritet që të largohet nga Borussia Dortmundi në verën e vitit të ardhshëm.
Reprezentuesi anglez ka tërhequr interesimin e shumë klubeve, pas formës së lartë që po tregon edhe këtë sezon, transmeton Gazeta Express.
Bellingham vlerësohet si një prej futbollistëve më të mirë nga të rinjtë, teksa Dortmundi vlerësohet se do ta ketë shumë të vështirë që ta mbajë atë në skuadër.
“ESPN” kishte raportuar më herët se Liverpooli ka fituar një avantazh në garën për të nënshkruar me 21-vjeçarit për shkak të krijimit të një marrëdhënieje më të fortë me përfaqësuesit e tij.
Megjithatë, pavarësisht raportimeve të mëparshme që sugjeronin se klubi gjerman do ta lejonte largimin e Bellinghamit për një çmim prej 100 milionë eurosh, raportet e reja nga “Bild” thonë se vlerësimi për mesfushorin tani është rritur në 150 milionë euro.
Kjo rritje besohet se nuk ka gjasa të pengojë klubet e interesuara për transferimin e ish-futbollistit të Briminghamit, si Real Madridi, Manchester City, Liverpooli, Chelsea dhe Manchester Unitedi.
Jude Bellingham me Borussia Dortmundin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...