Google ADS

Tre të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

18:35 | 7 Nëntor 2022
KRG

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri i ka bërë thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, thuhet në njoftimin nga kjo ministri.

Tutje thuhet se vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 86 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 3 qytetarë, në këto Bashki: Nga 1 qytetarë në Tiranë, Lushnje, Selenicë. Janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,129 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme