Pedagogët do të rikthehen në auditorë ditën e hënë për të rinisur procesin mësimor, duke njoftuar se janë tërhequr nga bojkoti.
Nëpërmjet një njoftimi, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve bën me dije se ata kanë vendosur që të mos pengojmë më zhvillimin e procesit mësimor në Fakultete, por shtojnë se megjithatë do të vijojnë me protestat, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Ata theksojnë se do të zhvillojnë protestën e radhës kombëtare të martën (8 nëntor) në orën 11:00, përpara Korpusit Qendror të UPT. Po ashtu, në njoftim shkruhet se ata do të vijojnë me të gjitha llojet e protestave, përfshirë edhe grevat e çdo lloji, si mundësi finale për realizimin e kërkesave të tyre.
“Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, e interesuar për normalizimin dhe zhvillimin e suksesshëm të jetës akademike vendosi: Pezullimin e bojkotit dhe rinisjen e procesit mësimor, për të përmbushur detyrimin tonë akademik, atë të përçimit të dijes tek studentët; Vazhdimin e protestës me të gjitha format demokratike dhe institucionale, përfshirë protestat kombëtare universitare periodike, deri në vlerësimin dhe zgjidhjen e kërkesave të parashtruara; Të gjitha llojet e protestave, përfshirë grevat e çdo lloji, vazhdojnë të qëndrojnë si mundësi finale për realizimin e të gjitha kërkesave të Peticionit dhe më gjerë! Të zhvillojë Protestën Kombëtare Universitare të radhës, ditën e Martë, datë 8 Nëntor 2022, ora 11.00, përpara Korpusit Qendror të UPT. Gadishmëria e Organeve Drejtuese të Universiteteve për të kontribuar pjesërisht në përmbushjen e kërkesave të paraqitura: – ‘me rritje modeste të fondit të pagave’, dhe kjo, vetëm për stafin akademik, duke mos mbajtur një qëndrim të qartë në lidhje me rritjen e pagave për stafin ndihmës-akademik dhe administrativ, na prezanton një tjetër problematikë në Institucionet e Arsimit të Lartë”, thuhet mes të tjerash në njoftim.
Pedagogët paralajmëruan se do të hynin në grevë urie, duke kërkuar garanci nga Presidenti, por nuk morën një përgjigje. Ata kanë filluar protestat që prej 17 tetorit, duke kërkuar rritje të pagave, ndërsa në përgjigje të tyre, më 5 tetor Qeveria vendosi që t’i rrisë me 15% pagën, nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Megjithatë ky vendim i qeverisë nuk i kënaqi pedagogët, të cilët vijojnë me protesta./ rtsh.al
Zarife Asllani i bashkohet AAK-së, Haradinaj: Kuvendi i Koso...
Habit, Guardiola: Kemi 13 futbollistë dhe jemi në situatë sh...
Nëse jo Kurti, kush duhet ta formojë Asociacionin?
Eksperti i kibernetikës jep disa dhëna për pajisen e përgjim...
Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
Nisterlooy flet për të ardhmen e tij tek Manchester United