Ambasadorja e SHBA-së në OKB ndodhet për vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë.
Linda Thomas-Greenfiel mbërriti në Shqipëri një ditë më parë, ku vizitoi Shtëpinë e Gjetheve.
“Dekada më parë, diktatura komuniste e përdori këtë shtëpi për shërbimin e saj sekret famëkeq. Ky muze është një kujtesë se ne nuk mund t’i konsiderojmë si të mirëqena liritë tona të çmuara”, ka shkruar Greenfiel në TWitter.
Nën shoqërinë edhe të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, Linda Thomas-Greenfiel vizitoi edhe sheshin “Skënderbej”.
Ambasadorja amerikane në OKB sot do të pritet nga presidenti Bajram Begaj dhe nga Kryeministri Edi Rama, si dhe do të takohet me shoqërinë civile./tvklan.al/
Pacolli tregon se pse iu kthye politikës
Daut Haradinaj reagon ashpër pas suspendimit të dy policëve:...
Zarife Asllani i bashkohet AAK-së, Haradinaj: Kuvendi i Koso...
Habit, Guardiola: Kemi 13 futbollistë dhe jemi në situatë sh...
Nëse jo Kurti, kush duhet ta formojë Asociacionin?
Eksperti i kibernetikës jep disa dhëna për pajisen e përgjim...