Të dielën në mbrëmje një person ka qëlluar me armë teksa lëvizte me motor në rrugën “Donald Trump” në Kamëz.
Edhe pse nuk raportohet për persona të plagosur nga ky rast, policia është vënë në ndjekje të autorit, shkruan Top Channel
Personi i cili ka kryer këtë veprim është ende i paidentifikuar nga uniformat blu.
Njoftimi policisë:
Kamzë/Informacion paraprak
Në Kamzë, Tiranë, një shtetas ende i paidentifikuar, duke lëvizur me një motomjet, ka qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.
Eksperti i kibernetikës jep disa dhëna për pajisen e përgjim...
Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
Nisterlooy flet për të ardhmen e tij tek Manchester United
Aksident i rëndë në Shqipëri, vetura godet për vdekjet 10-vj...
Aksidenti në Bresalc të Gjilanit, vdes një grua
Durmishi: Mbyllëm rrugët ilegale me Serbinë e po i hapim rru...