Xhaçka: Dalja nga institucionet e Kosovës, akt përshkallëzimi

21:10 | 6 Nëntor 2022
E.H

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën në Shqipëri, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, pas largimit të përfaqësuesve të Listës Serbe nga institucionet në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Xhaçka shprehet e shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës, ndërsa thotë se dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv.

“Të shqetësuar nga zhvillimet në veri të Kosovës . Dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv. Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është një moment kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”, shkruan Xhaçka./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme