Google ADS

Arrestohen pesë persona, konfiskohen dy armë zjarri dhe tri thika

18:14 | 6 Nëntor 2022
E.H

Gjatë dy ditëve të fundit pesë persona janë arrestuar dhe u janë konfiskuar dy armë zjarri dhe tri thika.

Në njoftimin e policisë thuhet se sekuestrimi i armëve është kryer në pesë lokacione të ndryshme të rajonet e Prishtinës.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, njëri nga personat e dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjetër  janë liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme