Google ADS

Petkoviq: Kurti e quan çdo serb në veri të Kosovës kriminel

17:20 | 6 Nëntor 2022
E.H

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, përmes një postimi në Twitter ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quan çdo serb në veri kriminel.

Petkoviq ka shpërndarë disa fotografi të protestës që sot është mbajtur në veri të vendit, duke deklaruar se ato pamje flasin shumë, sipas tij, për urrejtjen që ka Kurti për popullin serb.

“Mbi 10 mijë persona protestuan sot dhe i thanë jo paligjshmërisë së Kurtit dhe nëpërkëmbjes së marrëveshjeve. Albin Kurti, mësohuni të mos i quani serbët kriminelë”, ka thënë Petkoviq.

Kujtojmë se gjatë ditë së djeshme, Lista Serbe me anë të një konferencë për media ka bërë të ditur se janë larguar nga të gjitha pozitat në institucionet qendrore të vendit, si dhe në veri të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme