Me të hyrë në fshatin Marec të komunës së Prishtinës, gjithçka ndryshon. Ajri i pastër, natyra e rrallë, janë ato që do t’i ndryshonin deponimin secilit njeri që do vizitonte këtë fshat.
Por, të vizitosh pemishten e Haki Gërbeshit, është sikur të hysh në një “kopsht parajse”.
Aroma e llojeve të ndryshme të mollave, dardhave, kumbullave, ftonjve dhe mushmollave, të cilat janë vetëm disa nga fruta të cilat kultivohen në tokën e tij të lë pa fjalë.
Në malet e quajtura “koznicat e Marecit”, 30 kilometra larg nga kryeqyteti, Haki Gërbeshi ka rreth 10 vjet që kultivon pemë të ndryshme në tokën e tij.
Ai tregon se fillimet e këtij biznesi ishin të vështira, mirëpo dashuria e tij për natyrën dhe për një jetë të shëndetshme, e kishte shtyrë të mos dorëzohej që të vazhdonte me këtë veprimtari.
Vjeshta njihet edhe si stina kur bëhet vjelja e frutave.
Kështu po bën edhe Hakiu që nga mëngjesi i kësaj dite, për të vazhduar pastaj në mesditë drejt kryeqytetit, ku edhe bën shitjen e tyre në tregun mobil.
Fermeri Haki Gërbeshi tregon për arbresh.info se sa trupa pemë posedon në tokën e tij.
Por, nuk janë vetëm frutat ato që kultivohen në natyrën e bukur të Marecit.
Megjithatë, ai është shprehur i zhgënjyer se asnjëherë nuk ka arritur të fitojë grande nga Ministria e Bujqësisë, ani pse ka aplikuar disa herë.
Por, sa ja vlen të investohet në këtë biznes dhe çka dallojnë frutat e kultivuar në pemishten e tij nga ato në treg, tregon vetë ai.
Bletaria, është një biznes tjetër me të cilin merret Hakiu.
Rrezet e diellit të stinës së vjeshtës, ishin arsyeja që bletët nuk ishin brenda kosheres së tyre, andaj ne patëm fatin t’i shohim se si bletët qarkullojnë në natyrë në mënyrë që të grumbullojnë polenin të cilët mbushin hojet dhe pastaj bënin mjaltë.
Mirëpo, bleta gjithmonë ruan një sasi të polenit për sezonin e dimrit.
Bletaria është veprimtari e vjetër në familjen e Hakiut, pasi edhe paraardhësit e tij janë marrë me këtë biznes.
Ende nuk është koha për t’i hapur kosheret e bletës, por Hakiu vendosi që ta hap njërën prej tyre, duke na treguar se si duket kosherja për brenda.
Ai tregon sa koshere bletë posedon në fermën e tij.
Edhe pse bleta është një insekt, e cila fluturon disa kilometra larg në mënyrë që të grumbullojë polenin, Hakiu na befasoj me përgjigjen duke treguar një shifër, e cila ishte shumë e madhe për një insekt kaq të vogël, siç është bleta.
Sasia e prodhimit të mjaltës nga bletët, nuk është e mjaftueshme, pasi kërkesa për mjaltë natyral, sipas tij, është e madhe, ndërsa kujdesi ndaj tyre ka shpenzime të mëdha.
Pasi menduam se kjo ishte e gjitha, duke dal nga pemishtja, vërejtëm edhe disa lloje të tjera frutave, që në vendin tonë nuk kultivohen.
Ani pse Hakiu nuk dëshiroi të flas para kamere në lidhje me to, syri i kamerës tonë kapi trupin e pemës së ullirit si dhe të kivit.
Këto pemë fermeri nga Mareci i kishte kultivuar thjesht nga dëshira e tij për të provuar se a mund të kenë prodhim nga në malet e Marecit apo jo.
Ai na tregoi se prodhim ende nuk ka ani pse trupat e tyre, ishin rritur mjaftueshëm. /arbresh.info/Kasim Gerbeshi/
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...