Serbia vazhdon të provokojë përsëri, fillimisht, ditë më parë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se dronë të paidentifikuar armiqësor kanë vëzhguar ushtrinë serbe, diku te kazermat e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën. Ai la të kuptohet se këtë po e bën Kosova. Ku pas kësaj menjëherë Vuçiq urdhëroi që ushtria serbe të jetë në gjendje gatishmërie.
Një gjë e tillë për dronët është mohuar menjëherë nga liderët tanë.
Provokimet nuk mbetën më kaq, Lista Serbe dje njoftoi se kanë marrë vendim që të largohen nga të gjitha institucionet në Kosovë.
Këto dorëheqje vijnë pasi Kosova nisi zbatimin e modifikuar për targat dhe suspendimit të drejtorit të policisë në veri, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi ta zbatonte këtë vendim.
Kadri Kastrati, ekspert i sigurisë vlerëson se presidenti serb i përdorë këto situata ta manipuloj opinionin e brendshëm në Serbi sepse e din si është realiteti.
“A po përdor Vuciqi propagandë për destabiizimin e sigurisë në Kosovë, absolutisht që po. Sepse ai shumë mirë e dinë se realiteti është krejt ndryshe dhe me Kosovën duhet të nënshkruaj në planin gjithëpërfshirës. Nuk ka tjetër rrugëdalje përveç se ta bëjë një gjë të tillë dhe në këtë drejtim ai mundohet që në një mënyrë apo tjetër ta manipuloj opinionin e brendshëm në Serbi”, thotë Kastrati.
Për arbresh.info ka folur edhe njohësi tjetër i sigurisë, Drizan Shala ku u shpreh se nëse vendimi i fundit i qeverisë nuk sjell rezultat do të përfundoj në tavolinën e bisedimeve në Bruksel dhe kjo ul legjitimitetin e sigurisë.
“Nga data 21 nëntor do të analizohet se a ka prodhuar ndonjë situate produktive veprimi i qortimit, nëse nuk fillon periudha e ndërrimit atëherë edhe dënimet që pasojnë pas kësaj periudhe do të përfundojnë në një tavolinë të bisedimeve në Bruksel dhe kjo e ul legjitimitetin dhe rentabilitetin e institucionit të sigurisë. Në rast se vazhdon zbatim të gjej vendimi( pa ndërhyrje politike nga bashkësia ndërkombëtare ) për konfiskim e targave ilegale duhet ta zbatojnë policët e rendit ( stacionet policore nivelin komunal , stacioni i policisë rajonale të asaj pjese ) të mbështetur nga NJRSH, NJSO në perimetrin e sigurisë të pika kontrolli”, shprehet Shala për arbresh.info.
Ndryshe, Kosova vazhdimisht është në qendër të propagandës serbe për shumë vite me radhë përmes së cilës po synohet destabilizmi i vendit.
Dezinformatat e tilla mund ti shkaktojnë dëme të mëdha vendit e sidomos në këtë kohë luftërash kur Kosova është rreshtuar nga ana e Ukrainës, ndërsa Serbia mbetet i vetmi shtet në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione ndëshkuese agresorit rus që po sulmon Ukrainën që nga 24 shkurti.
Ndërsa, sot me fillim nga ora 12:00 në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën e Veriut, do të protestojnë serbët.
Kjo protestë është thirrur nga Lista Serbe, e cila i ka tre kërkesa.
Anulimi i vendimit për targa, formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe vendosja e një komandanti serb në veri, janë tri kërkesat e paraqitura./Ejona Hyseni/arbresh.info/
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama