Eurodeputeti austriak i drejtohet Vuçiqit: Pse jeni gjithmonë për përshkallëzim dhe shkatërrim

21:59 | 5 Nëntor 2022
E.H

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovë me Listën Serbe e cila ka paralajmëruar largim nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Mandl përmes një postim në Twitter, e ka pyetur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se pse çdo herë flet vetëm për përshkallëzim dhe shkatërrim.

“Pse jeni gjithmonë për përshkallëzim dhe shkatërrim, president Vuçiq? Pse Serbia nuk tërhiqet nga të gjitha lidhjet me Putinin dhe Rusinë? Pse e kërcënoni fqinjin tuaj vazhdimisht? A nuk nxirrni absolutisht asgjë nga mësimet që i ofron historia?”, ka pyetur Mandl, derisa e ka shpërndarë cicërimën e presidentes Vjosa Osmani, në të cilën është deklaruar për veprimet e sotme të Listës Serbe.

Kërcënimi i Listës Serbe me largim nga institucionet vjen pas çështjes së targave./arbresh.info/

Të ngjashme