Google ADS

19 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

17:45 | 5 Nëntor 2022
E.H

19 persona rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri  nga 430 testime që janë kryer.

9 raste pozitive janë në Tiranë, 3 në Sarandë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetar në Shkodër, Kurbin, Fier, Lushnje, Gjirokastër.

Janë 214 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,112 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al/

Të ngjashme