Dogana e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme ka zbuluar mallra kontrabandë me vlerë mbi 100 mijë euro, në dy raste të ndara.
Sipas njoftimit, rasti i parë ka ndodhur me një dërgesë në kontejner me mallra të deklaruara si produkte bujqësore, të cilat lirohen nga detyrimet tatimore.
“Ndërsa, bazuar në bashkëpunimin e zyrtarëve doganor të Shqipërisë dhe Kosovës në Portin e Durrësit është hasur në gjenerator me fuqi prej 15 KË në sasi prej 50 copë dhe pompa ujë në sasi prej 100 copë. Malli është ndaluar dhe është iniciuar procesi për ndjekje penale të personave përgjegjës”, thuhet në komunikatën për media.
Në rastin e dytë, Dogana bazuar në informata ka ushtruar një kontroll në një ndërtesë në zonën industriale të Prishtinës, ku ka gjetur sasinë prej 866 litra pije me përmbajtje alkoolike, me ç’rast malli është sekuestruar dhe është iniciuar ndjekja penale ndaj personit/ave përgjegjës.
“Dogana e Kosovës ka rritur nivelin e kontrolleve të bazuar në analiza dhe shkëmbim ndërkombëtarë të informacionit, si dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe institucionet e Kosovës, e cila ka mundësuar që zbulimi i mallrave të kundërligjshme të dyfishohet në krahasim me vitin paraprak dhe të hyrat të rriten me përqindje mbi tre herë mbi normën e rritjes ekonomike.
Dogana do të vazhdojë të zbatoj kontrolle të detajuara përfshirë kontrollet pas importit sipas autorizimeve ligjore, andaj apelojmë tek të gjithë tregtarët që të shmangin praktikat e kundërligjshme dhe të bashkëpunojnë me Doganën për të siguruar trajtim të barabartë ligjor, për ekonomi të shëndoshë të tregut”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...