Krasniqi: Ka rrezik për përshkallëzim në veri, Kurti të flasë për seriozitetin e situatës

16:26 | 5 Nëntor 2022
E.H

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur i shqetësuar pas zhvillimeve të fundit me daljen e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës.

Ai përmes një shkrimi në Facebook vlerëson se situata mund të përkeqësohet, derisa i ka bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti që të deklarohet.

“Kërkoj nga kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, që t’ju drejtohet qytetarëve për t’i njoftuar për seriozitetin e situatës dhe për hapat që do të ndërmarrin institucionet e vendit për të garantuar ruajtjen e rendit publik, jetës së qytetarëve dhe sovranitetit të vendit”, është shprehur Krasniqi.

“Situata është duke ndryshuar nga ora në orë dhe rreziku i përshkallëzimit është evident. Kjo duhet të shmanget dhe qëllimi duhet të jetë ruajtja e paqes dhe sigurisë”, shtoi Krasniqi./arbresh.info/

lexo edhe:

Lista Serbe largohet nga institucionet e Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme