Përfaqësuesit e serbëve nga të Kosovës kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës.
Kjo është vendosur pas një takimi të kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, katër kryetarëve të komunave të veriut të Kosovës dhe përfaqësuesve të të gjitha institucioneve të Kosovës nga veriu i Kosovës, duke përfshirë punonjësit e gjykatës, prokurorisë dhe policisë, i cili u mbajt në Zveçan.
“Kemi vendosur që të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria dhe katër komunat në veri të Kosovës, por edhe nga gjyqësori, policia dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, tha Goran Rakiq.
Ai shtoi se këto vendime për largimin dhe pezullimin e institucioneve mbeten në fuqi deri në momentin që “Prishtina të fillojë të respektojë të drejtën publike ndërkombëtare dhe marrëveshjet e dakorduara në Bruksel”.
Rakiq ka kërkuar pezullimin e vendimit për targa dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Kjo konkretisht do të thotë – derisa ai (Albin Kurti) të tërheqë vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojë Asociacionin e Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjen e parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura në këtë çështje në dialog”, tha Rakiq.
Goran Rakiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit në qeverinë e Kurtit.
lexo edhe:
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...