Bosnja dhe Hercegovina mund të detyrohet të pezullojë eksportin e energjisë elektrike për shkak të konsumit të lartë në vend, shkruan Reuters.
Agjencia thekson se rritja galopante e çmimeve të gazit dhe druve të zjarrit ka detyruar shumë qytetarë të Bosnje Hercegovinës që në muajt e ftohtë t’i drejtohen energjisë elektrike si burimi kryesor i energjisë, gjë që ushtron presion shtesë mbi termocentralet.
Çmimi i energjisë elektrike në Bosnje Hercegovinë subvencionohet nga shteti dhe është në nivelin e një të dhjetës së çmimit të tregut, ndërsa çmimet e gazit janë rritur me 100 për qind në krahasim me dimrin e kaluar.
Për shkak të kësaj, amvisëritë ngrohen më shpesh me energji elektrike, por një sjellje e tillë mund të kërcënojë të gjithë sistemin e furnizimit me energji elektrike dhe të çojë në kolaps. /euronews
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...