Google ADS

Gruaja nga Fushë Kosova raporton se ish-burri e ka marrë fëmijën e tyre dhe s’është lajmëruar më

11:54 | 5 Nëntor 2022
K.B

Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar në Polici se ish-bashëshorti e ka marrë fëmijën e tyre dhe se më s’është lajmëruar.

Rasti është hapur si “Marrje e kundërligjshme e fëmijëve”.

“Rr.17 Shkurti, Fushë Kosovë, 04.11.2022-14:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar e ka marrë fëmijën e tyre dhe nuk është lajmëruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme