Bora, Enos: Jepi më shpejt se ora 00:00 e mbrapa e kam dikë që po më pret

09:19 | 5 Nëntor 2022
K.B

Prezantuesja Bora Zemani dhe Eno Popi e kanë përfunduar me sukses edhe një puntatë të “Dancing With The Stars”.

Në fund, Bora e ka lutur Enon që ta përfundoj më shpejt fjalinë në fund të emisionit, siç ka thënë ajo për një arsye.

“Eno jepi më shpejt se është ora 00:00 e aty mbrapa po më pret dikush se e kemi një sebep”, ka thënë Bora.

Duke lënë të nënkuptohet se mbrapa kuintave është Donaldi.

Dhe duket se arsyeja është data e tyre e përvjetorit të lidhjes, datë kjo të cilën e pati bërë publike tash një vjet Donaldi, sa ishte në Big Brother Vip.

Me datën 5 të vitit të kaluar, ai ia kishte çuar Borës varësen e tij, si dhuratë për datën e lidhjes së tyre. /arbresh.info/

Të ngjashme