Sot me fillim në orën 12:00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës do të mbahet protestë me kërkesë për votimin e Projektligjit për lejimin e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti.
Ndryshe Adnan Jashari njëri nga inicuesit e nismës së tërheqjes së mjeteve të TRUSTI-it, tha se po kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës lejimin e tërheqjes së një shume të parave nga Trust.
Në “Facebook”, ai ka shkruar se në protestë do të kërkojnë që kursimet mos të humbin, por të lejohet që qytetarëtvt’i tërheqin mjetet e tyre, njëkohësisht të ndihmohet të kalohet kriza ekonomike!.
“Do ju bëjmë thirrje deputetëve të votojnë pro Projektligjit që lejon tërheqjen dhe sa më shpejt që të jetë e mundur të dalë në votim!. Prezenca e secilit prej nesh në protestë do bëjë që projektligji të shkojë më shpejt në Kuvend dhe të votohet pro”. /arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...