Ngjarjet e ditës: 5 nëntor

06:56 | 5 Nëntor 2022
K.B

09:30

Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, bëhen homazhe te varri i tij. (Zllatar, Prishtinë)

09:45
Trailblazer Community Kosova dhe Leadership Development Association Balkan organizojnë konferencën amerikane DREAMin’ Kosovo 2022, e cila trajton temat e Inovacionit dhe Teknologjisë Globale. (Administrata Qendrore, UP)

10:30
Mbahet protestë me kërkesë për votimin e Projektligjit për lejimin e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti. (Nisja nga Biblioteka Kombëtare deri te ndërtesa e Qeverisë)

11:00
Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, dhurohet gjak. (Selia e Vetëvendosjes, Prishtinë)

11:15
Platforma për verifikim të fakteve hibrid.info prezanton raportet mujore lidhur me gjendjen e keqinformimit në Kosovë, kur paraqiten trendet më aktuale mbi zhvillimet e fundit politike, si ato që përshkruajnë raportet Kosovë-Serbi, grevën e BSPKS-së, liberalizimin e vizave, etj. (Fakulteti i Filologjisë, UP)

14:00
Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit Vetëvendosjes, Astrit Dehari, mbahet diskutimi “Përjetimet me Astritin si aktivist i Lëvizjes, student, shok e familjar i përkushtuar”. (Holli i Bibliotekës Kombëtare)

17:00
Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, mbahet diskutimi “Aktiviteti i Astrit Deharit në qendrën e Pejës, përvojat e bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve me të”. (Zyra e VV-së, Pejë)

20:00
Mbahet ceremonia e shfaqjes së premierës së dokumentarit “I arti i Prishtinës” që i kushtohet jetës dhe veprës së ish-futbollistit, e më vonë edhe trajnerit të futbollit Abdyl Bellopoja. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme