Janë bërë dy vite që kur u arrestuan ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Dy komandantët e njohur janë duke u vënë përballë Gjykatës Speciale në Hagë për tashmë dy vite, teksa akoma nuk kanë pranuar verdikt final nga ana e Gjykatës, lidhur me dyshimet mbi krime lufte.
Ndërkohë, në Kosovë, ky përvjetor ka bërë bashkë familjet e Selimit dhe Krasniqit.
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, deputetja Shqipe Mehmeti Selimi ka shkuar për vizitë te bashkëshortja e Jakup Krasniqit, Sevdija.
“Pranë zonjës Sevdije dhe familjes së sajë në dy vjetorin e arrestimit të z.Jakup Krasniqi” shkroi në facebook Shqipe Selimi.
Ajo publikoi edhe një fotografi, ku shihet krahas bashkëshortes së Jakup Krasniqit dhe dy vajzave të tij. /arbresh.info/
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...