Google ADS

Ministrja Haxhiu takoi Komisionerin për Drejtësi të BE-së, Didier Reynders

18:38 | 4 Nëntor 2022
K.B

Në takimin e mbajtur sot me Komisionerin për Drejtësi Didier Reynders, Ministrja e Drejtësisë  Albulena Haxhiu e njoftoi Komsionerin për veprimet e fundit lidhur me reformën në drejtësi në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të kësaj, Komsioneri u njoftua për zhvillimet në procesin e Veting-ut, përfshirë dorëzimin e dosjes së Veting-ut në Kuvend, takimet bashkërenduese me akterët relevant, qoftë ata politik, gjithashtu përfaqësuesit e organeve të drejtësisë dhe hapat e mëtejmë në këtë reformë të rëndësishme.

Njëkohësisht Ministrja Haxhiu edhe njëherë u zotua për zhvillimin e kësaj reforme në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme