Rasti në Pejë tërheq vëmendjen e aktores spanjolle: A është kjo bota që duam?

17:54 | 4 Nëntor 2022
K.B

Ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Pejë, ku një infermiere rrahu një të moshuar në një shtëpi për të moshuarit, ka tronditur opinionin publik.

Videoja, e cila është bërë virale në rrjete sociale ka nxitur reagime të ashpra.

E të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur që kanë reaguar.

Përpos artistëve shqiptar, kjo ngjarje ka tërhequr dhe vëmendjen e aktores spanjolle, Clara Galle.

Ajo ka ndarë në Instagramin e saj ku ndiqet nga më shumë se 3 milionë persona një postim me disa foto të të moshuarës së dhunuar.

“ A është kjo bota që duam të jetojmë?”, shkroi ajo. /arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme