Sindikata e Policisë së Kosovës nderon 22 heronjtë e PK-së të cilët kanë rënë në kryerje të detyrës zyrtare

16:22 | 4 Nëntor 2022
K.B

Sot, më 04 nëntor 2022 në Pejë, Sindikata e Policisë së Kosovës hapi turneun tradicional të lojërave sportive i cili organizohet në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të renë në kryerje të detyrës.

Në ketë event sportiv të organizuar nga Sindikata e Policisë së Kosovës morën pjesë përfaqësues nga sindikatat e vendeve mike nga rajoni dhe më gjerë, përfaqësues nga Komuna e Pejës, familjarë të policëve tē rënë në kryerje të detyrës dhe menaxhmenti policorë nga niveli qendror dhe ai lokal.

Sindikata e PK-së në shenjë falenderimi ndau mirënjohje për përfaqēsuesit e Sindikatave nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe përfaqësuesit nga Kuvendi Komunal i Pejës.

Po ashtu, Sindikata e PK-së ndau një mirënjohje të veçantë për Këshillin Evropian të Sindikatave Policore (CESP) të cilët përmes zëvendës sekretarit të tyre, kishin adresuar një letër falënderimi për sindikatën e PK-së.

Gjatë këtij eventi sportiv, Sindikatës së Policisë së Kosovës, nga zëvendës sekretari i përgjithshëm i Këshillit Evropian të Sindikatave Policore (CESP), z. Marian Kicev, iu kumtua lajmi pozitiv se Sindikatës së PK-së u është pranuar kanditatura në anëtarësim të CESPA- së.

Në rastin e pranimit të kandidaturës, Kryetarit të Sindikatës, z. Zeqirit iu dhurua edhe një shenjë me mbishkrimin CESP.

Sindikata e PK-së pas anëtarësimit të plotë pritet të jetë anëtare me të drejta të barabarta krahas të gjitha sindikatave të policive evropiane.

Sindikata e PK-së vazhdon t’i përkrah dhe mbështet zyrtarët policorë në aspektin sindikal, përfshirë dhe duke mos i harruar kurr edhe familjarët e policëve të renë në kryerje të detyrës, ku bijtë e tyre dhanë atë me sublimen, dhanë jetën e tyre në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

Ky event sportiv i organizuar nga Sindikata e PK-së u përkrah dhe u mbështet me donacione nga Komuna e Pejës dhe kompani të ndryshme, të cilëve Sindikata e PK-së u është shumë mirënjohëse dhe falënderuese. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme