Komuna e Prishtinës me një njoftim të rëndësishëm për punimet në rrugë

16:12 | 4 Nëntor 2022
K.B

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka njoftuar se për shkak të punimeve disa rrugë do të jenë të mbyllura.

Një segment i rrugës “Hollger Petersen” dhe rruga “Mark Raka” do të mbyllen nga data 07 nëntor 2022 në ora 07:00 deri në realizim të punimeve.

Si rrugë alternative për qytetarët për disa ditë mund të shfrytëzohen rruga “Ahmet Gashi” dhe “Muhamet Çami”, përfundon njoftimi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme