Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian ka marrë përgjigje nga Kosova dhe Serbia për propozimin franko-gjerman.
“Kemi pranuar përgjigje nga të dyja palët. Jemi duke i studiuar ato”, tha Borrell pas mbërritjes për samitin G7-ës në Munster të Gjermanisë.
“Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim. Mendoj se ky është një rast i mirë që duhet shfrytëzuar për t’i bërë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, le të themi, më normale, sepse në mënyrë që të dyja të përparojnë në rrugën e tyre evropiane, ky normalizim i marrëdhënieve është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Borrell në një prononcim para mediave.
“Në ditët në vijim do të shohim se cila është përgjigja e tyre ndaj këtij propozimi dhe shpresoj se do të jetë një përparim dhe një hap përpara në këtë proces”, ka shtuar Borrell.
Për propozimin franko-gjerman, javën e kaluar ka folur presidentja Vjosa Osmani, e cila përmes një konference për media tha se kjo iniciativë do t’i shpjegohet lidershipit të Kosovës më në detaje gjatë javëve dhe muajve në vijim.
“Do të ketë takime të institucioneve të Republikës së Kosovës, natyrisht nën udhëheqjen e BE-së, edhe me palën gjermane dhe palën franceze në mënyrë që detajet e kësaj iniciative që ka për qëllim intensifikimin e procesit të dialogut, ka për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, të shpjegohen më në detaje. Sapo të merren të gjitha përgjigjet, natyrisht që ato përgjigje do t’i shpalosim para qytetarëve tanë”, tha e para e shtetit./arbresh.info/
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...