Reformat në drejtësi do të bëhen duke marrë parasysh edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, ka thënë Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Haxhiu këtë e tha gjatë Ministerialit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme.
Ajo tha se në këtë takim është folur për reformat në drejtësi, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionin, krimet e luftës dhe dhunën në familje.
“Theksova qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që reformat në drejtësi do të bëhen duke marrë parasysh edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Gjithashtu, diskutuam edhe për agresionin rus mbi Ukrainën”, ka thënë shkruar Haxhiu.
“Përmenda që Republika e Kosovës i është bashkuar linjës së Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë po ashtu heqjen e vizave për shtetasit e Ukrainës, ndihmën humanitare dhe strehimin e 11 gazetarëve, për të cilët është ofruar akomodim dhe kushte për punën e tyre të vlefshme”, ka thënë tutje Ministrja Haxhiu./arbresh.info/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...