Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA ka reaguar lidhur me rastin e dhunës ndaj të moshuarës në Pejë.
Në reagim, kjo organizatë kërkon i kërkon Agjencisë së Kosovës për Akreditim që të kontrollojë përmbajtësisht programet që ofrohen në fushën e Mjekësisë e sidomos në Infermieri në kolegjet private.
“Pasi ka analizuar rastin e keqtrajtueseve Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, Giltiana Neziri dhe Remzije Kuqi-Gashi, dhe pasi ka analizuar edhe deklaratën në Polici në të cilën shihet qartë që e pandehura Aurona Pelaj nuk ka asnjë njohuri për etikën duke thënë se “Në shkollë jemi mësuar se personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike duhet të tregohemi dominant ndaj tyre.”, dhe se këtë dominancë ajo e vë duke dhunuar çnjerëzisht pacientin, ORCA ngreh shqetësimin dhe me këtë rast vëren përgjegjësinë e Agjencisë së Kosovës për Akreditim që të kontrollojë përmbajtësisht programet që ofrohen në fushën e Mjekësisë e sidomos në Infermieri në kolegjet private”, thuhet në reagim.
Raportimet e deritashme të ORCA-s dhe mediave në Kosovë, të cilat kanë treguar për shkelje nga më të ndryshmet nga ana e kolegjeve private lidhur me diplomimin masiv të studentëve madje edhe duke shkelë ligjet e aplikueshme në Kosovë, është dashur të jenë alarm i mjaftueshëm që Agjencia e Kosovës për Akreditim të monitorojë cilësinë e mësimeve që zhvillohen në programet e përmendura, raporton arbresh.info.
“Shpërndarja e videove nga ana e infermiereve të tjera të cilat abuzojnë qoftë me emocionet pozitive apo negative të pacientëve, të cilat i shtyjnë pacientët drejtë kontaktit fizik siç janë puthjet në faqe apo shtyrja në deklarata e pacientëve të paaftë për të vendosur për veten, lidhur me atë se a i duan apo jo infermieret përmes manipulimit emocional duke abuzuar privatësinë, integritetin personal dhe integritetin fizik, tregon se infermieret në fjalë nuk janë edukuar kurrë për etikën në punë çka kudo në botë përbën trajnimin bazë gjatë studimeve në fushën e mjekësisë dhe infermierisë”, thuhet në reagim.
ORCA është në dijeni të pamundësisë së një monitorimi të mirëfilltë të Agjencisë për Akreditim për shkak të mungesës së resurseve njerëzore, por që me fillimin e monitorimit sistematik çka është në plan të Agjencisë që të ndodhë së shpejti, ORCA mendon se programet e Infermierisë dhe të ngjashme me to që kanë të bëjnë me aftësimin e të diplomuarve për t’u kujdesur për kategoritë vulnerabile, duhet të jenë prioritet i kontrollit të cilësisë./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë