Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë një bashkëbisedimi me fermerët në Tropojë ka deklaruar se puna dhe investimet e bëra nga PS nuk ka të krahasuar me punët e bëra nga qeveritë e mëparshme.
Sipas Ramës, programi i rilindjes urbane i ka hapur rrugë zhvillimit të turizmit. Duke u ndalur te kjo e fundit, kreu i qeverisë tha se në Tropojë vetëm gjatë këtij viti janë numëruar 150 mijë turistë.
“Procesi i rikthimit të syve në zona të cilat gjatë gjithë viteve të pas rënies së komunizmit janë karakterizuar nga një imazh dhe distancë pamundësie, nuk është një proces i lehtë. Programi i rilindjes urbane që u përqendrua fillimisht në qytet por preku dhe disa pika për ringjallljen e organizmit të Tropojës i ka hapur rrugë një zhvillimi të turizmit që ka qenë dikur një dëshirë por pa asnjë lloj kontributi nga ana e qeverisë në Tiranë për Tropojën.
Puna dhe investimet kanë ndryshuar frymën fuqinë tërheqëse të qytetit dhe pastaj të zonave më atraktive, por kanë hapur rrugë për këto ngjarje të këtyre viteve që janë të rëndësishme, të investimeve. Sot në këtë vit, Tropoja ka numëruar më shumë se 150 mijë vizitorë është diçka shumë kuptimplotë. Këta vizitorë të qëndrojë më gjatë, kjo është ambicia jonë. Dhe ne duhet të bëjmë më shumë punë, përpjekje, investime. Jo thjesht investime publike, por dhe private”, tha Rama.
Sa i përket mediave në vend, Rama risolli edhe njëherë në vëmendje shantazhin mediatik ndaj AZHBR-së. Sipas Ramës, AZHBR-së i janë kërkuar 12 milionë lekë që një media kombëtare të promovojë punën e bërë, ose në të kundër do të fabrikojë lajme kundër saj.
“Ju patë rastin flagrant se si një televizion kombëtar i drejtohet AZHBR që ka bërë një punë të jashtëzakonshme me rezultate të padiskutueshme, sepse janë me 100-ra investimet e mbështetura nga AHBR dhe i thotë: ne duam 120 mln lekë të promovojmë punë tuaj, se zhvillimi i investimeve që ju po bëni është kështu, ashtu.
Kërkon para që ZHBR nuk i ka dhe si jep dot. Se i ka për fermerët, bujqve, artizanëve, atyre që ndërtojnë agro-turizmave. Dhe ekrani kthehet në një pasqyrë shpifjesh dhe gënjeshtrash duke përzierë lloj-lloj emrash dhe historish për të goditur një punë që mund të ketë problematikat e veta, por që në fund të ditës është puna e mijëra njerëzve.
Dhe ç’mesazh merr dikush që nuk e di dhe s’ka arsye ta dijë realitetin e fshatit se në Shqipëri vetëm vidhet, vetëm jepet e merret me duar të pista, që s’ka shans për njerëzit që nuk njohin dike, që s’janë kriminelë? Kjo bëhet për shantazh dhe është vetëm 1 rast. Por ju siguroj se në ekrane çdo ditë ka shantazhe të tilla. Sepse i bëhet një ministri për të marrë një tender këtu, për të legalizuar një shtesë pa lejet atje, për një kontratë qiraje atje”, tha Rama./rtsh/
“Bon Vivant 2” – Aprovohet propozimi i Prokurorisë për...
Barcelona blindon yllin e skuadrës dhe i vendos klauzolë mar...
Kurti takoi shefin e operacioneve të kompanisë “de Sed...
Gazetarit Vehbi Kajtazi i vendoset GPS në veturë, policia ni...
Bilanc ‘lufte’ në Spanjë, shkon në 140 numri i viktimave nga...
Ndërhyrja e Serbisë përmes Diplomacisë Ligjore, pasojë e ga...