Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka vënë në pranga administratorin e kompanisë së bananeve, ku një ditë më parë u gjetën 33.5 kilogramë kokainë në një ngarkesë në Portin e Durrësit, ndërsa është shpallur në kërkim presidenti i kompanisë.
Në pranga janë vënë edhe dy punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.
Sipas njoftimit të policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve P. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
Policia njoftoi gjithashtu arrestimin e A. N., 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”;
U arrestuar edhe A. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. M., 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.
“Arrestimi i tre shtetasve dhe shpallja në kërkim e presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, gjatë të cilit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontenier me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxorri të pastër ngarkesën me banane”, shton policia.
“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit”, njofton policia. /arbresh.info/
“Bon Vivant 2” – Aprovohet propozimi i Prokurorisë për...
Barcelona blindon yllin e skuadrës dhe i vendos klauzolë mar...
Kurti takoi shefin e operacioneve të kompanisë “de Sed...
Gazetarit Vehbi Kajtazi i vendoset GPS në veturë, policia ni...
Bilanc ‘lufte’ në Spanjë, shkon në 140 numri i viktimave nga...
Ndërhyrja e Serbisë përmes Diplomacisë Ligjore, pasojë e ga...