Taylor Swift është bërë artistja e parë në histori që ka fituar çdo vend në top 10-shen e listës së këngëve në SHBA.
Ajo ia kalon Drake, i cili mbante rekordin e mëparshëm prej nëntë 10 single-ve më të mira në shtator 2021. Para tij, Beatles shënuan tetë top 10 në 1964.
Dominimi i Swift-it është falë albumit të saj të fundit, Midnights, i cili është bërë publikimi më i shitur i vitit 2022.
“10 nga 10 nga TOP 100??? Në albumin tim të 10-të??? Jam pa fjalë”, ka shkruar ylli i popit në Twitter.
Ajo mori vendin e parë me këngën “Anti-Hero”, refreni i të cilit “Jam unë. Përshëndetje! Unë jam problemi, jam unë”, është kthyer shpejt në një trend të Tik Tok.
Pjesa tjetër e top 10 përfshin këngët e albumeve si Lavender Haze, Maroon, Snow On The Beach, Bejeweled dhe Karma.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë