Google ADS

Kurti: Me 21 nëntor nis gjobitja e vozitësve me targa ilegale

15:10 | 3 Nëntor 2022
E.H

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në Samitin e Berlinit, së bashku me pesë liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Pas samitit, Kurti në një prononcim për media ka folur edhe për masën e shkallëzimit sa i përket personave që vozisin vetura me targa ilegale.

Ai tha se 21 nëntori është dita kur nis gjobitja e vozitësve me targa ilegale.

“Ajo është dita kur makinat të cilat insistojnë të qarkullojnë me targa ilegale, do të duhet të fillojnë të paguajnë gjoba.

Nuk jam i interesuar që dikush të gjobitet, jam interesuar që targat të konvertohen nga ato ilegale të lëshuara nga Serbia, në targa legale të lëshuara nga institucionet e Kosovës”, u shpreh Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme