Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka kryer sot në mesditë një vizitë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku ka zhvilluar një takim me prokurorët e kësaj strukture dhe me drejtuesin Arben Kraja.
Sipas Kim, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që vërtetojnë se askush nuk është mbi ligjin.
“Mënyrat e vjetra duhet të marrin fund që Shqipëria të mund të eci përpara dhe të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”, shkruan Kim në Twitter pas takimit.
“Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për influence, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që tregojnë se askush – pavarësisht gradës apo pasurisë së tij – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, ka shtuar Kim./arbresh.info/
1/2 Met @SPAK_Albania @KrajaArben1 & prosecutors to reiterate 🇺🇸 support for their important work. Despite threats & attempted inducements, SPAK is focused on delivering more & more results that show no one – no matter their rank or wealth – is above the law. No more impunity. pic.twitter.com/VqVy8TKVqE
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 3, 2022
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...