Në stacionin policorë në Deçan brenda dy javëve janë raportuar pesë raste të vjedhjeve të ndryshme.
Pas një pune intensive policore në janë identifikuar dhe arrestuar katër persona.
“Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Deçan, me datë 01.11.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar njё person i dyshuar, ndёrsa i dyshuari i dytё ёshtё arrestuar me datё 02.11.2022.
Policia nё koordinim me Prokurorin e shtetit, ka arrestuar edhe dy persona tjerё tё dyshuar pёr veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve tё pёrfituara me kryerjen e veprёs penale””, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga Policia janё sekuestruar dy gjenerator, katër copё goma tё veturave dhe një mjet pёr larjen e veturave, tё njëjtat do tu kthehen pronarёve legjitim pas pёrfundimit tё proceduarve ligjore.
Pas intervistimit tё dyshuave me vendim tё prokurorit tё shtetit 2 tё dyshuarit pёr veprёn penale “vjedhje” janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa 2 tё dyshuarit pёr veprёn penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve tё pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”, janё liruar nё procedurё te rregullt./arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...