Osmani: Marrëveshjet e arritura në kuadër të Procesit të Berlinit do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përafrimit me BE-në

13:54 | 3 Nëntor 2022
A. B.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur marrëveshjet e arritura sot në Berlin, në kuadër të Procesit të Berlinit, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal.

Osmani ka potencuar se marrëveshjet për lëvizjen e lirë me karta identiteti për shtetasit e rajonit, njohja e diplomave universitare, dhe njohja e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve, do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe në heqjen e barrierave administrative në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor, duke u afruar edhe më shumë vlerat dhe praktikat evropiane të bashkëpunimit, thuhet në komunikatë.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka falënderuar kancelarin federal të Gjermanisë, Olaf Scholz, si dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, për përkushtimin e tyre ndaj integrimit evropian të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Kosova do të vazhdojë të mbetet palë plotësisht e përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit dhe bashkëpunimit rajonal në frymën e barabarësisë. /arbresh.info/

lexo edhe:

Këto janë tri marrëveshjet që u nënshkruan sot në kuadër të Procesit të Berlinit mes të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme