Liderët e Ballkanit Perëndimor janë takuar sot në Berlin, në samitin e udhëhequr nga kancelari gjerman Oalf Scholz.
Në hapje të këtij samiti, Scholz tha se Evropa është e plotë vetëm me anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai gjithashtu kërkoi që të përshpejtohet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi.
Pas kësaj, ata kanë shkrepur një fotografi të përbashkët, ku në rend të parë shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ajo e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe të tjerë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka shkruar në Twitter se është mirë të shikosh të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës sime në rajon.
“Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik. Duke filluar me energji. Paketa jonë e Mbështetjes së Energjisë prej 1 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike”, ka shkruar Von der Leyen. /arbresh.info/
Good to see all Western Balkans partners in Berlin, one week after my visit to the region.
We are here to deepen our economic integration.
Starting with energy.
Our €1 billion Energy Support Package for the Western Balkans will help us shape our common energy future. pic.twitter.com/e4v3KcJLBo
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 3, 2022
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë