Google ADS

Shpallet konkurs për punësimin e 50-të grave në pozitat si zyrtare korrektuese

11:19 | 3 Nëntor 2022
K.B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar shpalljen e një konkursi të vendeve të lira të punës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shpallur konkurs për punësimin e 50 grave në pozitat e zyrtareve korrektuese.

“Punësimi i grave është i rëndësishëm për shoqërinë dhe për institucionet”.

Institucionet e sigurisë nuk janë vende vetëm për burrat.

Inkurajoj të gjitha gratë dhe vajzat të cilat posedojnë kriteret e kërkuara sipas konkursit që të aplikojnë nga data 28.11.2022 deri më 13.12.2022.

Suksese dhe mbarësi të gjithave” shkruan Haxhiu në njoftim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme