Kampionati Botëror 2022 është në një orar të tmerrshëm dhe kjo po dëshmohet nga lista e emrave që mund ta humbin këtë turne.
Kupa e Botës është caktuar këtë vit të mbahet në mes të kampionateve tjera, që do të thotë se lojtarë me lëndime minore mund ta humbin kampionatin.
I fundit që i bashkohet listës së emrave që janë në dyshim është anëtari i Leipzig, Timo Werner.
Lojtari la para kohe ndeshjen e vlefshme për Champions League, pas vetëm 19 minutave lojë, kur veç kishte asistuar për golin e Christopher Nkunku.
Werner ka pasur formë të shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 9 gola dhe shtuar 5 asistime në 15 paraqitje.
Mbetet të shihet nëse ylli gjerman do ta arrijë në kohë rikuperimin e tij.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK