Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnatës në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, ku ka mbetur i lënduar një person, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ngasësi i makinës si pasoj e mospërshtatjes të shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Si pasoj e aksidentit lëndime të rënda ka pësuar i dyshuari të cilit i është ofruar tretman mjekësor.
“Rr. brigada 123, Suharekë 02.11.2022 – 01:11. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, ka dalur nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë elektrike. Si pasoj e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar vetë i dyshuari të cilit i është ofruar tretman mjekësorë”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj