Rama mbërrin në Berlin, pritet nga Scholz

09:34 | 3 Nëntor 2022
A Z

Tashmë edhe kryeministri Shqiptar, Edi Rama, ka mbërritur në Samitin e Berlinit.

Si gjithë liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor edhe Rama u prit nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Një fokus në samit do të marrë edhe kriza energjetike.

Në këtë samit, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa Serbia nga kryeministrja Ana Bërnabiq, pasi presidenti Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar të marrë pjesë.

Axhenda, E enjte, 3 nëntor

Ora 08.45 – Mbërritja e delegacioneve në Kancelarinë Federale

09.15 – Hapja e samitit “Procesi i Berlinit 2022”

Fjalë e hapjes nga z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

Fjalë e znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian

09.30 – Sesioni i parë i punës “Bashkëpunimi Rajonal (përfshirë Çështjet e Migracionit) dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”

Fjalë e Kryeministrit (3 minuta) 10.20 – Foto zyrtare

10.50 – Sesioni i dytë i punës “Sigurimi i furnizimit me energji dhe gjetja e burimeve të reja energjetike”. Fjalë e Kryeministrit (3 minuta)

11.45 – Ceremonia e nënshkrimit të tre marrëveshjeve rajonale për lëvizshmërinë

12.00 – Takim zyrtar me përfaqësues të Forumit Rinor dhe atij të Shoqërisë Civile

14.15 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Kancelari Scholz, Presidentja e Komisionit të BE-së Von der Leyen dhe z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, si mikpritësi i Samitit të ardhshëm të Berlinit. /abcnews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme