Google ADS

Jep deklaratë të rrejshme në gjykatë, arrestohet ferizajasi

09:15 | 3 Nëntor 2022
E.H

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi që dyshohet se ka dhënë deklaratë të rrejshme në gjykatë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj, 02.11.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se ai ka dëshmuar rrejshëm në një deklaratë në gjykatë lidhur me një qështje penale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme