Google ADS

Sot mbahet “Procesi i Berlinit”, merr pjesë Kurti

08:37 | 3 Nëntor 2022
A Z

Sot në kryeqendrën gjermane do të nisin takimet në kuadër të “Procesit të Berlinit”.

Në këtë ngjarje të madhe politike do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në organizim nuk do të marrë pjesë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ngjarja nis në ora 09:15, ku kancelari gjerman do të mbajë një fjalim para liderëve.

Scholz ka thënë që do t’i bëhet vlerësimi dhe do të ndodhë ringjallja e tij.

Në kuadër të procesi, liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri marrëveshje për njohjen reciproke të kartave të identitetit, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.

Të ngjashme