Një operacion për zbulimin e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike është finalizuar.
61-vjeçari Reshit Kurteshi ishte shpallur në kërkim dhe u arrestua paso në bashkëpunim me një tjetër ka hedhur në treg para të falsifikuara.
Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën 232,000 lekë [ 1,940 euro] dhe një shumë eurosh, të dyshuara të falsifikuara, raporton policia.
Ndërsa, 37-vjeçari Besmir Alo u arrestua pasi organizonte lotari të palejuara, në tabakinon e tij, nëpërmjet telefonit.
Aparati celular dhe steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara, që i tregtonte në subjektin e tij u sekuestruan nga policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...